Ministri i Sportit Turk arrin në Kosovë, pritet zyrtarisht
Ndeshja Kosovë – Turqi ka ngjallur interesim të madh edhe nga ana e zytarëve të lartë truk. Për ta përcjellur këtë ndeshje nga afër, në Kosovë ka arritur ministri i Rinisë dhe Sportit të Turqisë, Osman Aşkın Bak. Ai është pritur me ceremoni zyratare nga zëvendëskryzeministri i Qeverisë së Kosovës, Fikrim Damka. Postimi i Damkës:…
Lajme
Ndeshja Kosovë – Turqi ka ngjallur interesim të madh edhe nga ana e zytarëve të lartë truk.
Për ta përcjellur këtë ndeshje nga afër, në Kosovë ka arritur ministri i Rinisë dhe Sportit të Turqisë, Osman Aşkın Bak.
Ai është pritur me ceremoni zyratare nga zëvendëskryzeministri i Qeverisë së Kosovës, Fikrim Damka.
Postimi i Damkës:
Nesër në mbrëmje do të luhet ndeshja Kosovë–Turqi. Sot, patëm kënaqësinë të presim në Kosovë Ministrin e Rinisë dhe Sportit të Republikës së Turqisë, z. Osman Aşkın Bak, së bashku me delegacionin e Federatës Turke të Futbollit dhe lojtarët e ekipit kombëtar, në shoqërinë e Ministrit të Rinisë dhe Sportit të Kosovës, z. Blerim Gashani, si dhe Ambasadorit të Turqisë në Prishtinë, z. Sabri Tunç Angılı.
Gjatë pritjes, u takuam edhe me Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi, dhe Presidentin e Federatës Turke të Futbollit, z. İbrahim Hacıosmanoğlu. Para ndeshjes së nesërme, zhvilluam një bisedë edhe me futbollistët, duke shprehur dëshirën që fitues i kësaj përballjeje të jetë miqësia dhe vëllazëria.
Duke qenë të vetëdijshëm për kontributin e sportit në forcimin e miqësisë, vëllazërisë dhe lidhjeve të forta mes vendeve tona, u urojmë nga zemra suksese të gjithë sportistëve.