Ministri i Sportit të Italisë i përgjigjet ashpër Ronaldos: Mos u trego arrogant

Ministri i Sportit të Italisë, Vincenzo Spadafora i është përgjigjur ashpër Cristiano Ronaldos.

Sport

16/10/2020 19:10

Ronaldo së fundmi është akuzuar se ka thyer protokollet kundër Covid-19, pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.

Lojtari ka hedhur poshtë të gjitha këto, por ministri i sportit të Italisë, Spadafora, i ka bërë thirrje të mos tregohet arrogant.

“Aftësitë e një lojtari nuk autorizojnë atë që të jetë arrogant, jorespektues ndaj institucioneve dhe të shpërndajë gënjeshtra”, ka thënë Spadafora për ‘ANSA’, transmeton lajmi.net.

“Përkundrazi, sa më i njohur të jetë, aq më shumë duhet të ketë përgjegjësi për të menduar para se të flasë dhe të jetë shembull i mirë”, shtoi ministri.

“Shpresoj të rikuperohen sa më shpejtë të gjithë ata që rezultuan pozitivë”, ishin fjalët e Spadafora.

Kujtojmë se sot kanë filluar hetime ndaj shtatë lojtarëve të Juventus, përfshirë Cristiano Ronaldon. /Lajmi.net/