Ministri i jashtëm slloven: Haradinaj do të kthehet sonte në Kosovë

Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Karl Erjavec, ka deklaruar sot se situata rreth ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, do të zgjidhet deri në fund të ditës dhe ai do të jetë i gatshëm të kthehet në Kosovë. Erjavec, në një konferencë për media, ka thënë se Haradinaj aktualisht është duke shkuar për në gjykatë.

Lajme

18/06/2015 19:18

Ai për agjencinë sllovene STA, ka deklaruar se arrestimi i Haradinajt nuk është “me motiv politik”, por i lidhur me urdhër-arrestin. Erjavec ka thënë se ndjehet keq për “reagimet e këqija” në Prishtinë, transmeton lajmi.net.