Ministri i Jashtëm izraelit: Lufta e Iranit kundër Izraelit filloi me sulmet e 7 tetorit

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar është shprehur se sulmi Iranit ishte i nevojshëm për të “larguar nga Izraeli kërcënimin e shfarosjes”. Saar tha gjithashtu se ka folur me një numër homologësh të tij ndërkombëtarë, përfshirë ministrat e jashtëm nga India, Gjermania, Franca, Italia, Hungaria, Paraguai, Panamaja dhe Qiproja, si dhe Bashkimi Evropian, raporton CNN.…

Bota

13/06/2025 17:50

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar është shprehur se sulmi Iranit ishte i nevojshëm për të “larguar nga Izraeli kërcënimin e shfarosjes”.

Saar tha gjithashtu se ka folur me një numër homologësh të tij ndërkombëtarë, përfshirë ministrat e jashtëm nga India, Gjermania, Franca, Italia, Hungaria, Paraguai, Panamaja dhe Qiproja, si dhe Bashkimi Evropian, raporton CNN.

“Në situata të tilla, vendimmarrësit duhet të pyesin veten jo vetëm se cilat do të jenë fitimet dhe kostot e veprimit ushtarak, por edhe cila do të jetë kostoja e mosveprimit. Në këtë rast: vendosja e Izraelit në rrezik shfarosjeje”, vazhdoi ai.

“Ne tashmë kemi arritje të rëndësishme në operacionin e guximshëm dhe mbresëlënës të IDF në Iran. Këto duhet të thellohen”, ka shkruar ai në Facebook.