Ministri i Jashtëm i Pakistanit: Me Indinë kemi rënë dakord për armëpushim

Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar tha se Pakistani dhe India kanë rënë dakord për një armëpushim, duke konfirmuar njoftimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump në platformën e tij Truth Social. “Pakistani gjithmonë është përpjekur për paqe dhe siguri në rajon, pa bërë kompromis me sovranitetin dhe integritetin e tij territorial”, shkroi Dar,…

Bota

10/05/2025 15:08

Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar tha se Pakistani dhe India kanë rënë dakord për një armëpushim, duke konfirmuar njoftimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump në platformën e tij Truth Social.

“Pakistani gjithmonë është përpjekur për paqe dhe siguri në rajon, pa bërë kompromis me sovranitetin dhe integritetin e tij territorial”, shkroi Dar, në një postim në X.

Njoftimi i papritur i armëpushimit erdhi pasi India dhe Pakistani vazhduan të akuzonin njëri-tjetrin për sulme gjatë natës deri të shtunën.