Ministri i financave si njohës i çështjeve ligjore: Opozita janë të vetmit që po e shkelin Kushtetutën

Ministri i Financave, Hekuran Murati është deklaruar për situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës me mos-zgjedhjen e presidentit. Murati si njohës i financave këtë herë u deklarua në rolin e një njohësi të Kushtetutës. Ai deklaroi se të vetmit që po e shkelin atë janë deputetët e opozitës që nuk po marrin pjesë në…

Lajme

28/04/2026 13:27

Ministri i Financave, Hekuran Murati është deklaruar për situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës me mos-zgjedhjen e presidentit.

Murati si njohës i financave këtë herë u deklarua në rolin e një njohësi të Kushtetutës.

Ai deklaroi se të vetmit që po e shkelin atë janë deputetët e opozitës që nuk po marrin pjesë në seancë.

“Të vetmit që po e shkelin Kushtetutën janë deputetët e opozitës që nuk po marrin pjesë në seancën e zgjidhjes së Presidentit.Kërkuan që një subjekt politik të mos i ketë të tri pozitat e larta shtetërore.Ua ofruam Kryetarin e Kuvendit, nuk e pranuan. Ua ofruam që t’i sjellin 3 propozime konsensuale, nuk e sollën asnjë emër. Propozuam znj. Feride Rushiti, një profesioniste e shquar dhe e vlerësuar ndërkombëtarisht, e cila do t’i bënte nder vendit si Presidente, dhe opozita përsëri nuk merr pjesë”,deklaroi Murati, transmeton lajmi.net.

Ai pyeti se “pse me cdo kusht opozita po dëshiron ta dërgojë përsëri vendin në zgjedhje?”./Lajmi.net/