Ministri Hamza sërish kundër vendimit për rritjen e pagave nga Haradinaj
Vendimi për rritjen e pagave nga kryeministri Ramush Haradinaj, dje nga Gjykata Kushtetuese, u cilësua se nuk e ka shkelur Kushtetutën e vendit.
Lajme
E menjëherë në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri i vendit ka kërkuar që ky vendim të zbatohet, shkruan lajmi.net.
Haradinaj ka kërkuar nga Ministria e Financave dhe organet e tjera ta zbatojnë këtë vendim.
Por në votimin e këtij projektligji ka absentuar vetë shefi i kuletës së shtetit, Bedri Hamza.
Hamza ka deklaruar se i gjithë materiali është dashur të shqyrtohej nga zyra ligjore e kryeministrit.
Ministri i Financave edhe njëherë e theksoi se Kosova duhet të ketë sa më shpejtë ligjin për pagat.
Pas këtij vendimi të Haradinajt ka pasur reagime të shumta se Kosova nuk është e gatshme financiarisht t’i mbulojë gjithë këto shpenzime.
Madje si joligjor ky vendim është cilësuar edhe nga Agjencia Kundër Korrupsionit.
Me vendimin e Haradinajt, pagat u rriten edhe gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët sipas ligjit pagën duhet ta kenë sa të një ministrit.
Haradinaj me rritjen e pagave do të ketë mbi 2 mijë e 950 euro, kurse ministrat mbi 2 mijë euro. /Lajmi.net/