Ministri gjerman i Shëndetësisë: Vendi nuk do jetë asnjëherë si më parë për shkak të koronavirusit

Gjermania do të fillojë të përshtatet me një "normë të re" pasi qeveria do largojë disa kufizime të vendosura më parë për të kufizuar përhapjen e koronavirusit, tha të enjten Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn.

Bota

16/04/2020 23:48

Ai paralajmëroi se vendi nuk do të jetë “si më parë”, raporton CNN, transmeton lajmi.net.

“Numri i infeksioneve të reja në Gjermani është në rënie, dhe kjo na ka dhënë një shans për të rihapur vendin, hap pas hapi. Vendi nuk do të jetë si më pare”, tha Spahn për Christiane Amanpour të CNN.

“Kjo ka nevojë për një qasje hap pas hapi, për këtë jam shumë i bindur. Ky është një virus i ri, kjo është një situatë e re dhe, për shkak të kësaj, ne jemi shumë të kujdesshëm”, shtoi tutje Spahn.

Ministri i dikasterit të Shëndetësisë tha se qytetarët do të duhet të vazhdojnë të praktikojnë distancimin shoqëror dhe të vendosin maska për muajt në vijim. /Lajmi.net/