Ministri gjerman e takon Kurtin, por jo në Qeveri- takimi zhvillohet në Kuvend

Ministri gjerman, i Punëve të Jashtme Johann Wadephul do të vizitojë sot Kosovën. Ministri gjerman do ta takojë edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. E veçanta e kësaj është se në fakt ministri po e takon Kurtin në Kuvendin e Kosovës. Në njoftimin e bërë nga Zyra e Kryeministrit theksohet se takimi mbahet tek Kuvendi…

Lajme

18/11/2025 10:47

Ministri gjerman, i Punëve të Jashtme Johann Wadephul do të vizitojë sot Kosovën.

Ministri gjerman do ta takojë edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

E veçanta e kësaj është se në fakt ministri po e takon Kurtin në Kuvendin e Kosovës.

Në njoftimin e bërë nga Zyra e Kryeministrit theksohet se takimi mbahet tek Kuvendi me fillim nga ora 15:35.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takon ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul.

VENDI: Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, salla C301

KOHA: 15:35./Lajmi.net/