Ministri francez takon kryeministrin serb: Dialogu Kosovë-Serbi është shumë i rëndësishëm për Francën

Ministri i Francës për Çështjet Europiane, Benjamin Haddad është takuar me kryeministrin e Serbisë Millosh Vuçeviq të hënën në Berlin ku po mbahej samiti i radhës i Procesit të Berlinit. Përmes një postimi në “X”, Haddad këtë e ka quajtur takim produktiv, shkruan lajmi.net. Ai ka shkruar se u mbështetën në “diskutimet e mbajtura nga…

Lajme

15/10/2024 11:38

Ministri i Francës për Çështjet Europiane, Benjamin Haddad është takuar me kryeministrin e Serbisë Millosh Vuçeviq të hënën në Berlin ku po mbahej samiti i radhës i Procesit të Berlinit.

Përmes një postimi në “X”, Haddad këtë e ka quajtur takim produktiv, shkruan lajmi.net.

Ai ka shkruar se u mbështetën në “diskutimet e mbajtura nga presidenti Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Serbi më 29 dhe 30 gusht”.

Sipas ministrit francez, dialogu Kosovë-Serbi është shumë i rëndësishëm për Francën.

“Takim produktiv në Berlin me kryeministrin serb Millosh Vuçeviq. Gjatë kësaj vizite, ne mbështetëm diskutimet e mbajtura nga Presidenti Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij më 29 dhe 30 gusht. Ne ritheksojmë angazhimin tonë për këtë bashkëpunim dypalësh, veçanërisht në fushën e inteligjencës artificiale dhe perspektivën e anëtarësimit të Serbisë në BE. Së bashku, ne angazhohemi për të adresuar sfidat rajonale për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin, veçanërisht përmes dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili është shumë i rëndësishëm për Francën”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë në “X”: