Ministri Çollaku, përkrahje diversitetit seksual
Sot shënohet Dita ndërkombëtare kundër homofobisë, përkatësisht në përkrahje të personave të komunitetit homoseksual.

Lajme
Me rastin e kësaj dite ndërkombëtare, që shënohet në të gjitha vendet demokratike në botë, një mesazh për tolerancë karshi diversitetit të tillë në shoqëri e ka bërë në rrjetin Twitter ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.
Ndërkaq, në objektin e EULEX-it në Prishtinë është ngritur flamuri Ylber, për ta shënuar në këtë mënyrë Ditën ndërkombëtare kundër homofobisë.
“Në këtë ditë ne e kremtojmë diversitetin dhe shprehim përkrahje për angazhimet e personave të komunitetit lesbikë, homoseksualë, biseksualë dhe transgjinorë (LGBT) në mbarë botën për t’i gëzuar liritë e tyre pa paragjykim apo frikë “, tha Gabriele Meucci, shef i misionit të EULEX-it.
Në një debat të para disa ditëve, mjekë dhe psikologë u shprehën se personat me prirje të tilla nuk është se bëhen të tillë gjatë jetës, ose se kemi të bëjmë me farë sëmundje, por thjesht ata lindin me predispozita të tilla dhe andaj duhet respektuar të drejtat e këtij komuniteti.