Ministri Çeku pret në takim regjisorin e filmit “Pa vend”, Samir Karahoda
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka pritur në takim regjisorin dhe producentin e filmit "Pa vend".
ShowBiz
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, sot (e mërkurë) ka pritur në takim regjisorin Samir Karahoda dhe producentin Erroll Bilibani, shkruan lajmi.net.
Kjo vjen pasi lajmit se filmi i tyre “Pa vend”, është bërë projekti i parë filmik nga Kosova që është pjesë e garës në Festivalin e Kanës.
Ai është përzgjedhur në mesin e 10 filmave të shkurtër i cili do të garojë për “Palmën e Artë”.
Ministri Çeku në takim me Karahodën dhe Bilibanin kanë diskutuar për fushën e kinematografisë, sukseset e filmave shqiptar si dhe nominimin për “Palmën e Artë”.
KY ËSHTË NJOFTIMI I PLOTË I MKRS-së:
“Pa Vend” – filmi i parë kosovar pjesë e garës zyrtare në Festivalin e Kanës
Pas filmit debutues që theu akullin dhe arriti të fus filmin e parë të Kosovës në Berlinale, filmi i dytë i regjisorit Samir Karahoda bëhet filmi i parë nga Kosova që përzgjidhet në mesin e 10 filmave të shkurtë që do të garoj për ‘Palmën e Artë’ në garën zyrtare të festivalit më prestigjioz në botë, atë të Kanës.
Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot patëm kënaqësinë të presim regjisorin e këtij filmi, z. Samir Karahoda, dhe producentin, z. Erroll Bilibani.
Ata u takuan me Ministrin, z. Hajrulla Çeku ndërsa u diskutua për fushën e kinematografisë, sukseset e filmave shqiptar dhe natyrisht nominimin e tyre të fundit për të cilin i uruam suksese të mëtutjeshme.
‘Pa Vend’ sjell rrëfimin e klubit më të suksesshëm të ping pongut nga Prizreni ‘Lidhja e Prizrenit’ duke rikrijuar historinë e protagonistëve nga paslufta në kontekstin e situatës së sotme”. /Lajmi.net/