Ministri Berisha në vizitë zyrtare në Turqi (Foto)
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha po qëndron në Turqi me ftesë të homologut të tij turk, Nurettin Canikli.
Lajme
06/12/2017 14:18
Berisha i cili në këtë vizitë shoqërohet nga ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu dhe këshilltari i lartë politik, Shpetim Selmanaj, ka bërë homazhe në Ankara.
Po ashtu ministri Berisha është takuar edhe me kadetet e Kosovës që po studiojnë në Akademinë Ushtarake të Turqisë. /Lajmi.net/