Ministri Aliu “përton” me fol për autostradën, por në rrugën për Gjilan dy aksidente sot brenda një ore

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur vetëm brenda një ore sot në rrugën nga Prishtina për Gjilan. Të dyja këto aksidente në bazë të fotografive duken të kenë dëme të konsiderueshme materiale, ndërkaq nuk dihet ende nëse ka të lënduar. Pavarësisht që kjo rrugë është cak i aksidenteve, ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu i shmanget deklarimeve…

Lajme

31/10/2024 16:02

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur vetëm brenda një ore sot në rrugën nga Prishtina për Gjilan.

Të dyja këto aksidente në bazë të fotografive duken të kenë dëme të konsiderueshme materiale, ndërkaq nuk dihet ende nëse ka të lënduar.

Pavarësisht që kjo rrugë është cak i aksidenteve, ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu i shmanget deklarimeve në lidhje me autostradën Prishtinë-Gjilan.

Në korrik të 2023-tës, Kurti përmes një postimi në Facebook deklaronte se autostrada Prishtinë-Gjilan po bëhet këtë vit por ndonëse po shkojmë drejt fundit të vitit 2024, kjo autostradë ende nuk është përfunduar.