Ministrat Sveçla dhe Krasniqi shkojnë tek dy familje serbe për Krishtlindjet Ortodokse
Dy nga ministrat e Qeverisë Kurti, Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi kanë vizituar në Shtërpcë familjet, Illic dhe Filipovic për të uruar festën e Krishtlindjeve Ortodokse. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një postimi në profilin e tij në Facebook falënderoi dy familjet për mikpritjen e tyre, teksa i uroi të gjithë besimtarët…
Lajme
Dy nga ministrat e Qeverisë Kurti, Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi kanë vizituar në Shtërpcë familjet, Illic dhe Filipovic për të uruar festën e Krishtlindjeve Ortodokse.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një postimi në profilin e tij në Facebook falënderoi dy familjet për mikpritjen e tyre, teksa i uroi të gjithë besimtarët ortodoks për festën e Krishtlindjeve Ortodokse, transmeton lajmi.net.
“Bashkë me Ministrin Elbert Krasniqi vizituam familjet Illic dhe Filipovic në Shtërpcë të cilët hapën dyert për uruar e festuar së bashku me ta Krishtlindjen orthodokse. Nga këto familje mikpritëse e punëtore ua përcjellim urimet e përzemërta të gjithë besimtarëve bashkëqytetarë tanë që festojnë sot Krishtlindjet ortodokse sipas kalendarit julian.
Gëzime paçi në familjet tuaja!”, ka shkruar Sveçla./Lajmi.net/