Ministër Dardan Gashi, shikoje çfarë ka bërë një plumb qorr mbrëmë në Klinë! /FOTO
Festimi i ndërrimit të moteve në vendin tonë vazhdon të përcillet ende më të shtëna më armë zjarri. Kjo dukuri vazhdon që nga paslufta dhe shpesh ka qenë shkaktare që plumbat qorr të lëndojnë persona të shumta, por edhe të shkaktojnë viktima.

Lajme
Sipas Policia së Kosovës gjatë natës së ndërrimit të moteve ka evidentuar tri raste të lëndimeve që dyshohet të jenë lëndime nga plumbat bredhës nga ajri, dy raste dëmtim prone dhe një rast incident zjarri si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike.
Një rast me plumb të ashtuquajtur qorr ka ndodhur mbrëmë menjëherë pas mesnatës në fshatin Zajm të Klinës e që ka mundur të jetë me fatalitet.
Dëshmitarë të ngjarjes i kanë thënë lajmi.net se në orën 00:05 minuta një plumb qorr ka rënë në veturën e parkuar në oborr.
“Ne ishim afër veturës në largësi 2 ose 3 metra. Është thyer xhami i pasmë i veturës. Plumbi ka qenë nga automatiku, ndërsa policia e ka gjetur sot në hapësirën e gomës rezervë”, ka thënë një dëshmitar për lajmi.net, por që nuk ka dashur t’i përmendet emri.
Në fotografitë që ka siguruar lajmi.net shihet vrima që ka shkaktuar plumbi dhe xhami i thyer.
Të kujtojmë se muajin e kaluar zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi është kapur derisa shtinte nga xhami i një ode me revole në ajër, duke “harruar” që njëri nga ata plumb mund të kishte pasoja fatale për dike.
Dardan Gashi, duke u bërë gati të shtie me revole
Shembullin e keq që e kishte dhënë ministri Gashi ka lënë pa fjalë shumëkë, pasi që bëhet fjalë për njeriun ndër më kryesorin në hierarkinë e shtetit.
Aktin e tij qyqar nuk e kishte dënuar as kryeministri Ramush Haradinaj, derisa edhe vet ka pranuar se ka pasur raste kur ka shtënë edhe ai më armë zjarri.
Rasti i Gashit kishte ndodhur në odën e një tjetër zëvendëskryeministri të Kosovës, në atë të Fatmir Limajt në fshatin Banjë të Malishevës. /Lajmi.net/