Mini zbulon pamje të re të konceptit Superleggera

Disa vetura të Mini do të mund të duken si modeli ikonik i dizajnuar nga Alec Issigonis në vitin 1959, por shumica e tyre do të duken tani si koncepti Superleggera.

Auto & Tek

26/05/2014 17:38

Shefi i Mini, Peter Schwarzenbauer thotë se vetura me dy ulëse Superleggera, e cila përmbanë vija të theksuara dhe propocione unike, do të ishte perfekte për grupin e BMW-së pasi që duket si një \”super hero\” që do ta shkruaj një kapitull të ri në historinë e markës britaneze.

\”Për ta menaxhuar një markë të suksesshme ju nuk duhet kurrë të ndaloni së investuari\”, tha Schwerzenbauer i cili është gjithashtu edhe anëtar i bordit të BMW-së.

Ai tha se do të mund të fillonte prodhimin e kësaj veture dhe shitjen e saj për 35,000 euro nëse bordi i BMW-së do ta pranonte veturën.

Koncepti gjithë-elektrik mbështetet në plaftormën e fibrës së karbonit. Schwarzenbauer tha se koncepti është mirëpritur prej se fotografitë zyrtare të tij janë shfaqur nëpër internet.