Mingueza shumë pranë kalimit te Valencia

Talenti i Barcelonës, Oscar Mingueza pritet të kompletojë kalimin te Valencia.

Sport

20/01/2022 14:36

Spanjolli duket që nuk ka vend në formacionin e Xavit, prandaj do t’i bashkohet rivalit, shkruan lajmi.net.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se në orët e fundit ka pasur kontakte mes dy klubeve dhe ka mbetur që të arrihet marrëveshja, vetëm sa i përket pagesës së pagës.

Ndërkohë, me kalimin e Mingueza te Valencia, Atletico Madrid do e këtë dritën e gjelbër për nënshkrimin me Daniel Wass.

Orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për spanjollin./Lajmi.net/