Minatorët ngujohen në minierë, kërkojnë sqarime për fatin e Trepçës

Minatorët e Trepçës kanë ndërprerë punën të martën në mëngjes dhe janë ngujuar në njërin prej horizonteve të minierës në Stantërg. 

Lajme

20/01/2015 10:46

Ata sipas burimeve të Kosovpress, kanë ftuar menaxhmentin e kësaj Ndërmarrje për të kërkuar nga ta sqarime shtesë në lidhje me zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës. 

“Minatorët nuk e kanë të qartë çka ka po ndodhë me Trepçën dhe kërkojnë detaje shtesë nga menaxhmenti për të ardhmen e tyre”, kanë thënë burimet, duke shtuar se komplet menaxhmenti i kësaj ndërmarrje ndodhe në minierë.