Minatorët e Trepçës nga nesër në grevë për shkak të pagave dhe kushteve të punës

Punonjësit e Ndërmarrjes “Trepça” kanë paralajmëruar një grevë nga dita e nesërme. Kjo grevë do të mbahet për shkak të vonesave të pagesave mujore, nivelizimit të pagave, rigjenerimit të vendeve të punës, kushteve dhe sigurisë në punë, si dhe mos-ekzekutimit të mjeteve të trustit. Aktiviteti do të zhvillohet në vendin e punës në Kishnicë, thuhet…

Lajme

21/04/2025 14:13

Punonjësit e Ndërmarrjes “Trepça” kanë paralajmëruar një grevë nga dita e nesërme.

Kjo grevë do të mbahet për shkak të vonesave të pagesave mujore, nivelizimit të pagave, rigjenerimit të vendeve të punës, kushteve dhe sigurisë në punë, si dhe mos-ekzekutimit të mjeteve të trustit.

Aktiviteti do të zhvillohet në vendin e punës në Kishnicë, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndërsa greva thuhet, se do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të punëtorëve.