Mina: Para Botërorit mendova që karriera ime mori fund!
Kolumbiani tregon prapaskenat.

Sport
Pas një edicioni negativ me Barcelonën, Yerry Mina mendoi që preku fundin e karrierës.
Por, Kupa e Botës ia bëri një kthesë në karrierë, përcjellë “Lajmi.net”.
“Kam menduar shumë gjëra, gjëra të këqija. Mendoja se kisha mbaruar”, ka thënë ai për revistën “Bocas”.
“Ndihesha shumë keq, ndërsa Paulinho dhe Coutinho kanë kërkuar të më ndihmojnë gjatë gjithë kohës. E di se ka shumë lojtarë të mirë në pozicionin tim por unë doja të shkëlqeja për një moment të vetëm që t ndihesha mirë, por nuk ndodhi”.
“Ato pak minuta që luajta kanë qenë shumë të këqija. Dukej se gjithçka po shkonte në rrugën e gabuar. Ndieja se nuk mund të bëja asgjë siç duhej, as të jepja një pasim të saktë në stërvitje”.
“Kur u transferova atje, filloja të vija baste me Messi-n dhe Suarez për të krijuar një atmosferë argëtuese”, ka shtuar ai.
“I sfidoja se kush do të bënte goditjen më të mirë të dënimit, por humbja 50 euro çdo ditë. Isha i detyruar të qeshja, por e vërteta është se ata janë përbindësha që mund ta dërgojnë topin aty ku duan. Janë njerëz të mëdhenj, por edhe magjistarë”, përfundoi ai. /Lajmi.net/