Mimoza Shkodra së shpejti e publikon bashkëpunimin me Sabri Fejzullahun
Mimoza Shkodra dhe Sabri Fejzullahu po vijnë me bashkëpunim.

ShowBiz
Këngëtarja Mimoza Shkodra është një nga emrat shumë të dashur për publikun, shkruan lajmi.net.
Ajo njihet për projektet e suksesshme muzikore dhe zërin që e karakterizon.
Ajo së fundmi ka paralajmëruar se po vjen në bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Sabri Fejzullahu.
Këtë e bëri të ditur nëpërmjet publikimit të disa fotografive në llogarinë e saj në Instagram.
“Së shpejti, super këngë me legjendën e gjallë, Sabri Fejzullahu”, ka shkruar ajo./Lajmi.net/