Mimoza Kusari: Vota ‘për’ nuk ka qenë kurrë bllokuese, kjo situatë nuk mund të vazhdojë në pafundësi

Deputetja e Kosovës, Mimoza Kusari pas dështimit të seancës së Kuvendit të Kosovës tha se Vetëvendosje nuk është partia që po bllokon konstituimin e këtij institucioni. Kusari para mediave tha se kjo situatë bllokuese nuk mund të vazhdojë në pafundësi, transmeton lajmi.net. “Më duhet të them dy fakte të rëndësishme për ata që po na…

Lajme

25/04/2025 11:13

Deputetja e Kosovës, Mimoza Kusari pas dështimit të seancës së Kuvendit të Kosovës tha se Vetëvendosje nuk është partia që po bllokon konstituimin e këtij institucioni.

Kusari para mediave tha se kjo situatë bllokuese nuk mund të vazhdojë në pafundësi, transmeton lajmi.net.

“Më duhet të them dy fakte të rëndësishme për ata që po na cilësojnë ne si bllokues. Në të katërtën herë radhazi 57 vota janë për kandidaten tonë, Albulena Haxhiu. Vota për nuk është votë bllokuese, vota për është ajo që e bllokon një proces, ose abstenimi. Ne në asnjë moment nuk jemi për të bllokuar formimin e institucioneve. Është e paraparë që të konstituohet Kuvendi 30 ditë pas certifikimit të rezultateve nga KQZ, ky afat është të dielën. Kjo situatë nuk mund të shkojë në pafundësi. Në cilën rrethanë vota për është votë bllokuese?”, tha Mimoza Kusari.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës vazhdon me 27 prill nga ora 10:00./Lajmi.net/