Mimoza Kusari-Lila: Të ndëshkohet sulmuesi i Belgin Jasharit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka reaguar pas sulmit ndaj futbollistit Belgin Jashari. Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë se institucionet përgjegjëse duhert të marrin masat e nevojshme dhe të ndëshkohet sulmuesi. “Ëndrra e Belginit është ëndrra e çdo fëmije, e cila, pa marrë parasysh ngjyrën apo gjuhën që flet,…

Lajme

26/04/2025 17:33

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka reaguar pas sulmit ndaj futbollistit Belgin Jashari.

Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë se institucionet përgjegjëse duhert të marrin masat e nevojshme dhe të ndëshkohet sulmuesi.

“Ëndrra e Belginit është ëndrra e çdo fëmije, e cila, pa marrë parasysh ngjyrën apo gjuhën që flet, duhet të mbështetet dhe të realizohet me ndihmën e gjithë shoqërisë.

Prandaj, çdo goditje apo sulm fizik e verbal ndaj tij është një sulm ndaj vetë shoqërisë sonë dhe duhet të parandalohet dhe dënohet nga të gjithë.

Racizmi, hegjemonia dhe ndjenja e superioritetit ndaj të tjerëve duhet të luftohen dhe parandalohen çdo ditë nga secili prej nesh. Kosova është shtëpia e të gjithë atyre që jetojnë këtu dhe ndihen pjesë e saj.

Sulmi ndaj Belginit nuk duhet vetëm të dënohet publikisht, por institucionet përgjegjëse duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për ndëshkimin e sulmuesit dhe parandalimin e rasteve të ngjashme” – ka shkruar ajo.