Milner refuzon Newcastle dhe Aston Villa – dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin
James Milner i ka refuzuar dy oferta nga Newcastle dhe Aston Villa, vetëm për të qëndruar te Liverpool.

Sport
Lojtari dëshiron të vazhdojë te “Të Kuqtë” të paktën edhe për një vit, mundësi të cilën nënkampionët e Evropës ia kanë ofruar.
Lojtari nuk ka pasur shumë minutazhë gjatë këtij sezoni në Premier League, por kjo nuk po i pengon për vazhduar në “Anfield” edhe për një kohë.
Kontrata e Milner skadon pikërisht në këtë verë, por duket se Jurgen Klopp do ta mbajë edhe më tutje atë si një zëvendësues emergjent në rast lëndimi të ndonjë lojtari. /Lajmi.net/