Militantët e VV-së e përdorën emrin dhe fotografinë e Enver Malokut për të krijuar një lajm “fake”, reagon vajza e tij: Mos manipuloni me emrin e tij

Doruntina Maloku ka reaguar ashpër pasi emri dhe fotografia e babait të saj, Enver Maloku, janë përdorur në një postim që ajo e ka cilësuar si propagandistik. Në një reagim të publikuar në rrjetin social Facebook, ajo ka kritikuar përdorimin e figurave të njerëzve që nuk jetojnë më për të mbështetur qëndrime politike, duke e…

Lajme

10/03/2026 19:08

Doruntina Maloku ka reaguar ashpër pasi emri dhe fotografia e babait të saj, Enver Maloku, janë përdorur në një postim që ajo e ka cilësuar si propagandistik.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social Facebook, ajo ka kritikuar përdorimin e figurave të njerëzve që nuk jetojnë më për të mbështetur qëndrime politike, duke e cilësuar këtë veprim si të papranueshëm dhe fyes, transmeton lajmi.net.

“Të përdorësh dikë që nuk jeton më, për të mbështetur qëndrime politike është jo vetëm moralisht e dënueshme, por edhe një fyerje e drejtpërdrejtë për figurën e tij”, ka shkruar ajo.

Maloku ka theksuar se manipulimi me emrat e të ndjerëve për të krijuar narrativa politike përbën një nga format më të rënda të propagandës dhe shkelje të normave elementare njerëzore.

Ajo u ka bërë thirrje personave që kanë publikuar materiale të tilla që të ndalojnë menjëherë këtë praktikë dhe të largojnë emrin dhe fotografinë e babait të saj nga çdo postim.

“Enver Maloku nuk është një emër për postime apo grafika propagandistike. Ai është Hero i Kosovës dhe kujtimi i tij meriton dinjitet dhe respekt”, ka shkruar ajo./lajmi.net/