Milionat e Bashkimit Evropian- Marta Kos tërheq vërejtjen për Kosovën e Bosnjën: S’kanë nisur ende miratimin e reformave
Komisinerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, u deklarua e lumtur që sot gjendet në Shqipëri. Ajo deklaroi se shumë dyer po hapen dhe se shtëpia e “juaj është Evropa”. “Shumë dyer të tjera do të hapen. Dhe shtëpia juaj, Evropa po ju pret. Ju jeni pjesë e Evropës, ne thjesht duhet ta bëjmë…
Lajme
Komisinerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, u deklarua e lumtur që sot gjendet në Shqipëri.
Ajo deklaroi se shumë dyer po hapen dhe se shtëpia e “juaj është Evropa”.
“Shumë dyer të tjera do të hapen. Dhe shtëpia juaj, Evropa po ju pret. Ju jeni pjesë e Evropës, ne thjesht duhet ta bëjmë këtë gjë edhe në formë institucionale. Pra, që ju të bëheni shtet anëtar i BE-së”,tha ndër të tjerash ajo.
“Është kënaqësi dhe nder për mua që jam sot pasi kemi publikuar paketën e BE-së që ka sjellur një dinamikë të re në procesin e zgjerimit e kjo është një çështje me të cilën po punojmë dhe gjithnjë e më shumë kjo çështje ka të bëjë me sigurinë dhe Evropa s’mund të jetë e sigurtë pa Ballkanin Perëndimor dhe ky është gabim që kemi bërë më herët dhe që duhet të rregullojmë.Shumë dyer të tjera do të hapen dhe shtëpia e juaj, Evropa po ju pret. Ju jeni pjesë e Evropës dhe thjesht duhet të bëjmë këtë në formë institucionale. Sot kemi ardhur këtu për të bërë një vlerësim të ecurisë me Planin e Rritjes”,deklaroi Kos, transmeton lajmi.net.
Por më pas Marta Kos ka tërhequr vërejtjen për dy nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që ende s’kanë nisur miratimin apo zbatimin e reformave në kuadër të Planit të Rritjes.
Kos kishte fjalën për Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën, të cilat janë të vetmet në rajon që ende s’kanë përfituar nga paketa miliardëshe e Bashkimit Evropian për rajonin.
Arsyeja pse Kosova ende s’ka përfituar milionat nga Plani i Rritjes është mungesa e institucioneve.
“Kemi mbushur dy vjet që nga fillimi i zbatimit të Plani i Rritjes. Dy vite nga katër gjithsej. Pra, jemi në pushimin mes dy pjesëve, të parës që sapo mbaroi dhe të dytës që sapo filloi. Dhe tani është momenti i duhur për të bashkëbiseduar. Kemi mjaft për të festuar, por, në të njëjtën kohë duhet të jemi të sinqertë që dy nga gjashtë vendet e rajonit ende nuk kanë filluar të miratojnë reformat apo zbatimin”, tha Kos në samitin në Tiranë.
Ndërkaq, ajo tha se dy performuesit më të mirë kanë miratuar rreth 50% të reformave të dakordësuara.
Kos iu referua Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Kemi mbushur dy vjet nga zbatimi i Planit të Rritjes të BE-së, dy vite nga katër gjithsej. Pra jemi në pushimin mes dy pjsëve që mbaroi dhe tani është momenti i duhur për të bashkëbiseduar, kemi mjaftë për të festuar.
Por duhet të jemi të sinqertë që dy nga vendet e rajonit ende nuk kanë filluar të miratojnë reformat.
“Sa i përket fondeve të disporsuara jemi ende nën 10% të shumës totale dhe 400 milionë euro nga një paketë prej 6 miliardë euro për rajonin. Ne mund të bëjmë më shumë dhe duhet të bëjmë më shumë të gjithë së bashku”,theksoi poashtu Marta Kos.
Në këtë samit nga Kosova po merr pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti./Lajmi.net/