WhatsApp do iu detyroj që të jepni informacionet tuaja Facebook-ut, edhe nëse nuk keni një llogari në Facebook
Ata tani po kalojnë në përdorim të Telegram ose Signal, që të mos pajtohen me rregulloren e re të privatësisë.
Auto & Tek
Miliona përdorues të WhatsApp tani kanë braktisur aplikacionin, sepse ata refuzuan të pajtohen me rregulloren e re e privatësisë që i detyron përdoruesit të ndajnë informacionet edhe me Facebook, shkruan “DailyMail”.
Ky përditësim do të filloj të aplikohet që prej 8 shkurtit, dhe do të vlejë për të gjithë përdoruesit e WhatsApp kudo në botë, transmeton lajmi.net.
Përdoruesit do të kërkohen të japin konsentin e tyre që Facebook të ketë qasje në informacionet e tyre. Kjo kërkesë do të aplikohet për të gjithë, edhe nëse personi nuk ka një llogari në Facebook.
Kur ky informacion u publikua me 7 janar, Telegram ka pasur 1,7 milionë shkarkime dhe Signal ka pasur 1,2 milionë. Ndërsa WhatsApp që zakonisht dominon, ka pasur vetëm 1,3 milionë.
Gjithashtu edhe instalimet e Whatsapp kanë rënë për 13% që prej lajmërimit. /Lajmi.net/