Miliona euro për të hyrë në listën e deputetëve të Partisë së Fortë

Partia e Fortë ka zyrtarizuar pjesëmarrjen e saj për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit. Kryetari i partisë, Visar Arifaj, në një konferencë për media, ka thënë se pjesë e deputetëve të Partisë së Fortë mund të jenë të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët kanë kapacitet financiar, raporton KTV.

Lajme

11/05/2014 17:17

Kryetzari i kësaj partie ka paraqitur edhe një çmimore për postet zyrtare të Partisë së Fortë, ku në pesë vendet e para janë anëtarët e partisë.

“Pjesë e pesëshes së parë mund të jenë edhe qytetarët, por ata duhet të paguajnë miliona euro. Ndërsa deri në ulësen e dhjetë, çmimi kap vlerën prej 100 mijë eurosh”, ka thënë Arifaj, duke shtuar se do të bëhen pazare edhe për ministri për shkak të rëndësisë që ato kanë, përveç Ministrisë së Kulturës që, sipas tij, nuk është e rëndësishme dhe s’ka nevojë për pagesë.

Arifaj ka shtuar se Partia e Fortë tani është shndërruar në një version evropian për të siguruar votat edhe të shtresës së civilizuar të shoqërisë.

Arifaj ka deklaruar se do të qeshë më shumë se sa në zgjedhjet e kaluara dhe do t’u ndihmojë edhe partive të tjera, nëse kanë nevojë për ndihmë.