Miliarderët e Amerikës u bënë 1.1 trilionë dollarë më të pasur gjatë pandemisë

Miliarderët po “prenë para” gjatë pandemisë, edhe pse miliona amerikanë janë bërë më të varfër se që ishin para pandemisë.

Lajme

26/01/2021 22:13

Miliarderët e Amerikës janë bërë kolektivisht 1.1 trilionë dollarë – rreh 40% – më të pasur prej marsit të vitit të kaluar, thuhet sipas një raporti të publikuar të martën nga Instituti për Studime Politike, transmeton Lajmi.net.

Me fjalë të tjera, ata jo që kanë pasur humbje dhe krizë prej pranverës, por shumë prej tyre i kanë pasur punët më mirë se kurrë më parë. Arsyeja kryesore për këtë është për shkak të tregut të aksioneve, i cili plasi gjatë kësaj pandemie.

Vetëm Elon Musk vetë u bë 155 miliardë dollarë më i pasur, duke rritur kështu vlerën e aksioneve të kompanisë së tij Tesla. 46 njerëz u bënë miliarderë prej 18 marsit 2020, një javë pasi OBSH-ja shpalli koronavirusin pandemi globale. /Lajmi.net