Miliardat arrijnë nga ‘touch-screen’

‘Touch-screan’, apo ekranet me prekje, janë teknologjia më e fundit dhe me e përparuar e momentit. Sipas Qendrës së Ekonomisë Industriale dhe Njohurive (IEK), të ardhurat që do të sigurohen nga industria globale e ekraneve me prekje jenë rreth 31.4 miliardë dollarë, deri në përfundim të këtij viti dhe parashikohet se në vitin 2017 kjo…

Auto & Tek

18/11/2013 08:00

‘Touch-screan’, apo ekranet me prekje, janë teknologjia më e fundit dhe me e përparuar e momentit. Sipas Qendrës së Ekonomisë Industriale dhe Njohurive (IEK), të ardhurat që do të sigurohen nga industria globale e ekraneve me prekje jenë rreth 31.4 miliardë dollarë, deri në përfundim të këtij viti dhe parashikohet se në vitin 2017 kjo vlerë do të arrijë deri në 43.7 miliardë.

IEK ka shtuar se norma e kthimit të kësaj industrie do të jetë 12.5%, ndërsa dërgesat e ekraneve me prekje do të arrijnë deri në 1.52 miliard njësi në përfundim të 2013 dhe 2.52 miliardë deri në vitin 2017.

Norma e penetrimit të ekraneve me prekje që përdoren për smartfonët është rreth 63%, ndërsa për tabletët është rreth 100%.