Miley Cyrus kthehet në kohë, kështu dukej para famës

Miley ka hapur akrivat e imazheve të fëmijërisë.

ShowBiz

24/11/2020 14:50

Ylli i muzikës pop, Miley Cyrus dje festoi ditëlindjen, meqë rast pranoi urime të panumërta nga fansat e miqtë, shkruan lajmi.net.

Ajo zgjodhi që me rastin e ditëlindjes të kthehet pas në kohë dhe të ndajë disa prej fotografive e videove të realizuara gjatë fëmijërisë.

Në ato video, Miley dukej se që në fëmijëri kishte qenë një vajzë e ëmbël me plot energji, e cila pasion e kishte vallëzimin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus)

Në një pjesë të njërës video, ajo shihej duke festuar ditëlindjen, kurse në mbishkrimin që ia la videos tha se mund të bëjë çfarëdo që dëshiron ngase është ditëlindja e saj.

Kujtojmë se Miley Cyrus para pak ditësh publikoi duetin “Prisoner” me Dua Lipën. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus)