Milanin s’e ndalon as “e kuqja” – me një lojtar më pak e mposht Sampdorian
Milani e ka regjistruar fitoren e radhës në Serie A. Viktimë e ‘’kuqezinjve’’ kësaj radhe ishte Sampdoria e cila, edhe me një lojtar më shumë, s’arriti ta shkoqiste skuadrën e Stefano Piolit nga tri pikët. Pas dy kartonëve të verdhë, nga loja u përjashtua Rafael Leao, por i njëjti nuk ia mori skuadrës pasionin për…

Sport
Milani e ka regjistruar fitoren e radhës në Serie A.
Viktimë e ‘’kuqezinjve’’ kësaj radhe ishte Sampdoria e cila, edhe me një lojtar më shumë, s’arriti ta shkoqiste skuadrën e Stefano Piolit nga tri pikët.
Pas dy kartonëve të verdhë, nga loja u përjashtua Rafael Leao, por i njëjti nuk ia mori skuadrës pasionin për ta fituar ndeshja.
Ishte Messias ai që shënoi golin e parë në minutën e 6’.
Reagimi i Sampdorias erdhi në pjesë të dytë me Djuricic që gjeti rrjetën në të 57’ën.
Milani s’e kishte ndërmend të dorëzohet dhe këtë e mori vesh edhe nikoqiri i takimit që e pa veten në disavantazh sërish, pas goli të Giroud nga penalltia (67’).
Orvatjet për ndryshim rezultati vijuan deri në fund, por festime më, nga asnjëra palë, gjatë lojës, nuk pati.
Në fakt, festa ishte për kuqezinjtë, që në fund të sfidës morën tri pikë të cilat i mbajnë, aty ku e kanë vendin, në krye. /Lajmi.net/