Milani zvogëlon rrogat, kundërshton Kaka
Sikur të mos mjaftonin ato aktuale, në fund të sezonit pritet të ‘eksplodojnë’ probleme të reja në shtëpinë e Milanit. Rrogat e futbollistëve do të zvogëlohën për 20%, për shkak të mungesës së kualifikimit në Ligën e Kampionëve dhe sezonit dështues të Rossonerëve. Mirëpo, i të njëjtit mendim nuk është edhe Ricardo Kaka, i cili…
Sport
Sikur të mos mjaftonin ato aktuale, në fund të sezonit pritet të ‘eksplodojnë’ probleme të reja në shtëpinë e Milanit.
Rrogat e futbollistëve do të zvogëlohën për 20%, për shkak të mungesës së kualifikimit në Ligën e Kampionëve dhe sezonit dështues të Rossonerëve.
Mirëpo, i të njëjtit mendim nuk është edhe Ricardo Kaka, i cili nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e drejtuesve të klubit italian.
“Zvogëlimi i rrogave pa Champions? Duhet t’i shikojmë idetë e klubit dhe do të flas në fund të sezonit me Gallianin. Të shohim”, ka thënë ylli brazilian.
Nga ana e tij, zëvendës presidenti i klubit, Adriano Galliani ka thënë se s’ka çka të sqarojë në këtë aspekt pasi sipas tij, në vitet e fundit, gjatë kontratës është cekur klauzola se futbollistët e marrin sigurt 80 të rrogës, ndërsa 20 për qindëshi tjetër është i lidhur me objektivin minimal, kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
“Kjo vlen pothuajse për të gjithë. Mund të jetohet edhe me këtë 80 për qindësh të rrogës, fëmijët mund të hanë mjaftueshëm”, ka vazhduar Galliani.