Milani vjen në Kosovë me një befasi të madhe

Përveç se do vijë të zbarkojë në fushë, AC Milan edhe zyrtarisht ka konfirmuar se do ta sjellë në Kosovë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Sport

08/07/2019 18:39

Gjiganti italian do ta luajë një ndeshje miqësoren me kampionin e Kosovës, Feronikeli më 10 gusht në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Kompania që ka organizuar këtë ndeshje ‘’AS Events’’ ka konfirmuar se ‘Rossonerët’ do të sjellin në kryeqytetin e Kosovës edhe njëri nga shtatë trofetë e Ligës së Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Ndryshe, para pak momentesh kjo kompani njoftoi që ka filluar shitja e biletave.

”Ka filluar shitja online e biletave për ndeshjen Feronikeli – Ac Milan. Për të gjithë ata tifoz të cilet do të jenë prezent në stadiumin ” Fadil Vokrri” do të kenë mundësin të shohin për se afermi edhe njëren nga shtatë kupat champions legue live në Prishtinë. Për blerjen e biletave mund të klikoni në linkun e mëposhtëm. http://bileta.t-ticket.al/biglietteria/listaEventiPub.do”, thuhej në njoftim.

Çmimi i biletave ishte zbuluar disa ditë më parë, derisa ato variojnë nga 35, 50, 86, 115 dhe 155 euro. /Lajmi.net/