Milani vijon me fitore në ndeshjet miqësore

Milani ka zhvilluar sot një miqësore ndaj Brescias në pritje të fillimit të kampionatit.

Sport

12/09/2020 19:24

Kuqezinjtë kanë fituar me rezultatin 3-1.

Sfida u zhbllokua nga Kessie në minutën e 39′. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. Me fillimin e fraksionit të dytë, Colombo dyfishoi për Milanin.

Në minutën e 61′ ishte Castillejo që realizoi golin e tretë.

Brescia golin e vetëm e shënoi në minutën e 74′. /Lajmi.net/