Milani vendos t’i largojë dy futbollistë nga skuadra

Gjiganti italian do të bëjë disa ndërhyrje në ekip gjatë merkatos së dimrit.

Sport

08/10/2021 14:22

Sipas ‘Calcio Mercato’, Milani ka vendosur të shesë Andrea Contin dhe Samu Castillejon në merkaton e dimrit, transmeton lajmi.net.

Të dy lojtarët ende nuk kanë bërë debutimin e tyre këtë sezon dhe ata me siguri do të largohen nga ‘Rossonerët’ në Janar.

Conti iu bashkua gjigantit italian nga Atalanta në vitin 2017 për 24 milionë, por nuk pati fat pasi pësoi një dëmtim në gju në fillim të aventurës me ekipin e ri.

Sezonin e kaluar, ai u huazua në Parma, por u kthye në Milano pasi ekipi ra në Serie B..

Drejtuesit e klubit italian mund ta lejojnë mbrojtësin të largohet falas në afatin kalimtar të janarit pasi kontrata e tij me kuqezinjtë përfundon vetëm gjashtë muaj më vonë, në qershor 2022.

Nga ana tjetër, Castillejo ka kontratë deri në qershor 2023 dhe Milani po kërkon gjashtë milionë euro për shitjen e tij. /Lajmi.net/