Milani vazhdon me dështime, sezonin tjetër sërish në Europa Ligë

Pavarësisht se mposhti Spalin, Milani sezonin e ardhshëm do luajë në Europa Ligë.

Sport

26/05/2019 22:29

‘Rossonerët’ fituan me rezultat të ngushtë 2-3, mjaftueshëm për ta siguruar vendin e pestë, pozitë që të dërgon direkt në Europa Ligë.

Ekipi i Gattusos e nisi më mirë takimin, duke shënuar dy gola me Calhanoglu (18’) dhe Kessie (23’), transmeton lajmi.net.

Megjithatë, vendasi barazuan shifrat me Vicarin (28’) dhe Fares (53’).

Fitorja për mysafirët erdhi në minutën e 63-të me autor Kessie, i cili shënoi nga pika e bardhë.

Milani e përfundon sezonin në pozitën e pestë, një tjetër edicion zhgënjyes për klubin që ka të fituara shtatë Liga të Kampionëve. /Lajmi.net/