Milani vazhdon interesimin për Asensio

Ekipi italian, Milan vazhdon interesimin për anësorin e Real Madridit, Marco Asensio.

Sport

13/06/2022 08:36

Asensio nuk duket i kënaqur me minutat në ‘Santiago Bernabeu’, andaj këtë verë pritet largimi i tij.

Disa ekipe kanë shfaqur interesim për spanjollin, në mesin e tyre edhe kampioni i Seria A, Milani.

Sipas ‘Corriere dello Sport’ Paolo Maldini e ka telefonuar Carlo Ancelottin për ta pyetur në lidhje me Asension, përcjell lajmi.net.

Përveç ekipit italian, pas anësorit janë edhe Arsenal dhe Man United./Lajmi.net/