Milani takohet me agjentin e Hernandez, dëshiron ta “blindojë” francezin

Theo Hernandez me gjasë do të vazhdojë të jetë pjesë e Milanit.

Sport

23/07/2021 11:57

Drejtuesit “Rossonerë” do të takohen me agjentin e Theo Hernandez për të diskutuar mundësinë e zgjatjes së kontratës së tij, shkruan lajmi.net.

Ky takim vjen pas interesimit të Paris Saint Germain për anësorin francez dhe Milani nuk dëshiron ta lë me asnjë çmim të largohet nga “San Siro”.

Kështu që në agjendën e Paolo Maldinit tani ka hyrë në prioritet takimi me agjentin e lojtarit, Manuel Garcia Quilon për të filluar diskutimet për zgjatjen e kontratës për të paktën katër sezonet e ardhshme./Lajmi.net/