Milani synon transferimin e Demiral nga Juventus

Milan kanë identifikuar qendërmbrojtësin e Juventusit, Merih Demiral, si një opsion për të transferuar.

Sport

29/11/2019 09:04

‘Gazzeta dello Sport’ raporton se Milan janë duke kërkuar transferimin e mbrojtësit turk, përcjell lajmi.net.

Trajneri i Milanit, Stefano Piolo dëshiron transferimin e 21 vjeçarin për të forcuar fazën e mbrojtjes në afatin e janarit.

Demiral është paraqitur vetëm një herë për Juventusin këtë sezon.

21 vjeçari Demiral te Juventus është transferuar nga skuadra e Sassuolos. Ai gjithashtu është edhe pjesë e Kombëtares së Turqisë, për të cilët është paraqitur 11 herë./Lajmi.net/