Milani sot do bëjë testet mjekësore, shpresohet rikthimi i Bennacer, Calhanoglu dhe Mandzukic

AC Milan sot do të kryejë testimet mjekësore të lojtarëve.

Sport

08/03/2021 12:24

Sot, stafi mjekësor në Milanello do të bëjë testimet mekësore për të vlerësuar gjendjen e lojtarëve kryesor që i mungojnë “Rossonerëve”, transmeton lajmi.net.

Sipas “GazzettadelloSport”, sot do të merret vesh gjendja fizike e Ismael Bennacer, Mario Mandzukic dhe Hakan Calhanoglu.

Ndërkohë, Ibrahimovic nuk do të jetë i gatshëm për këto sfida, madje suedezi do humbasë edhe duelin ndaj Manchester United.

Milani shpreson që të rikthehen dhe të jenë gati për ndeshjen ndaj Napolit e cila do të zhillohet të dielën./Lajmi.net/