Milani shfaq interesim për Ziyech

Gjiganti italian dëshiron transferimin e Hakim Ziyech.

Sport

23/07/2021 23:25

Sipas ‘Calcio Mercato’, Milan po synon transferimin e Ziyech gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

‘Rossonerët’ dëshirojnë transferimin e mesfushorit në formë huazimin për një sezon me opsion blerje.

Klubi italian e sheh futbollistin e Chelseas si zëvendësues ideal të Hakan Çalhanoglut që u largua si futbollist i lirë në drejtim të Interit.

Në anën tjetër raportohet se 28-vjeçari dëshiron të shikoj fillimisht nëse bënë pjesë në planet e trajnerit të tij Thomas Tuchel më pas të vendosë për të ardhmen. /Lajmi.net/