Milani, së shpejti me një propozim për rinovim kontrate në drejtim të Leaos

Skuadra e Milanit i ka intensifikuar përpjekjet që t’ia rinovojë kontratën sulmuesit anësor, Rafael Leao. Sipas Gazzetta Italia, “kuqezinjtë” pritet ta realizojnë një takim me portugezin, transmeton lajmi.net. Kampionët italianë janë shumë të sigurt se mund ta realizojnë këtë objektiv, marrë parasysh dëshirën e lojtarit për të qëndruar. Leao, siç dihet, po vijon të jetë…

Sport

18/10/2022 19:35

Skuadra e Milanit i ka intensifikuar përpjekjet që t’ia rinovojë kontratën sulmuesit anësor, Rafael Leao.

Sipas Gazzetta Italia, “kuqezinjtë” pritet ta realizojnë një takim me portugezin, transmeton lajmi.net.

Kampionët italianë janë shumë të sigurt se mund ta realizojnë këtë objektiv, marrë parasysh dëshirën e lojtarit për të qëndruar.

Leao, siç dihet, po vijon të jetë një prej lojtarëve më të rëndësishëm për Milanin, andaj, për t’u shpëtuar interesimeve të shumë skuadrave, kanë vendosur që ta blindojnë sa më shpejt lojtarin. /Lajmi.net/