Milani regjistron startin më të mirë të klubit në 18 vite
AC Milan regjistroi mbrëmë (e dielë) fitoren e radhës, duke triumfuar ndaj Atalantës me rezultat 3-2 si mysafir.
Sport
Milani tani gjendet në pozitën e dytë tabelare pas shtatë xhirosh, me gjashtë fitore e një barazim, duke qëndruar me 19 pikë, vetëm prapa liderit Napolit e cila ka bilanc 100% të fitoreve deri tani, me 21 pikë të plota në shtatë xhiro.
Sidoqoftë, me 19 pikët e mbledhura këtë sezon pas shtatë ndeshjeve, Milan tani ka regjistruar startin më të mirë në kampionat të klubit gjatë kësaj faze, që nga sezoni 2003/04, që gjithashtu kishin 19 pikë pas shtatë ndeshjeve të para.
Në atë sezon, Milani kishte arritur të kurorëzohej me titullin e Scudettos në fund, kurse mbetet të shihet nëse fati do ti përcjellë edhe kësaj here, pas këtij starti të furishëm të tyre.
19 – AC Milan have gained 19 points so far, equalling their best start in the first seven games of a single Serie A campaign (19 also in 2003/04, when they won the title). Turbo.#AtalantaMilan #SerieA pic.twitter.com/y5ktv0o5TZ
— OptaPaolo ? (@OptaPaolo) October 3, 2021