Milani pritet ta blejë përfundimisht Florenzin

Milani planifikon që ta blejë përfundimisht Alessandro Florenzin.

Sport

10/06/2022 08:35

Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, lojtari pritet të nënshkruajë marrëveshje së shpejti me “kuqezinjtë”, transmeton lajmi.net.

Mësohet se shuma e transferimit të tij te kampionët e Italisë do të jetë më e vogël se 4.5 milionë euro.

Florenzi pati një sezon të mirë me Milanin duke qenë kontribues në triumfin e skuadrës  në “Scudetto”. /Lajmi.net/