Milani po konsideron seriozisht lëvizjen për Acrebi

Milani po mendon seriozisht për të bërë një lëvizje për veteranin e Lazios, Francesco Acerbi dhe ata tashmë kanë filluar bisedimet me agjentin e tij.

Sport

26/06/2022 10:42

Siç raportohet nga ‘Sky Sports Italia’, Milani po mendon seriozisht të bëjë një lëvizje për Acerbi këtë verë për t’i ofruar trajnerit Stefano Pioli një opsion rotacioni me përvojë, transmeton lajmi.net.

‘Kuqezinjtë’ nuk po mendojnë për Acerbin si alternativë ndaj Sven Botman të lidhur me Newcastle United, por si një opsion rezervë.

Ata kanë nisur tashmë bisedimet me agjentin e tij Federico Pastorello, por ende nuk ka pasur asnjë kontakt me Lazion.

34-vjeçari është i dobishëm edhe për regjistrimin në skuadër për faktin se është italian./Lajmi.net/