Milani nuk heq dorë nga Xhemajli

Milani nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Blerim Xhemajli. Mesfushori shqiptar mund të përfundojë në San Siro, në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Sport

19/08/2014 19:46

Jo vetëm Alessio Cerci. Milani nuk e ka ndërmend të heq dorë as nga Blerim Xhemajli. Mesfushori shqiptar vazhdon të pëlqehet nga klubi Rossoneri, i cili e ndjek atë qe një kohë të gjatë.

Përfaqësuesi zviceran ka kontratë me Napolin deri në vitin 2015, ndërsa nuk bën pjesë në planet e trajnerit Rafael Benitez.

Madje, ai nuk është ftuar fare për ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve. Palët po punojnë, në kërkim të një marrëveshjeje.

Lojtari do të shkonte me kënaqësi në San Siro. Për të, interesim ka shprehur edhe Sevilla.