Milani në bisedime me Chelsean për blerjen e Tomorit

Skuadra italiane, AC Milan është futur në bisedime për blerjen përfundimtare të Fikayo Tomorit.

Sport

12/04/2021 14:16

Sipas mediave italiane, Milani ka filluar negociatat me Chelsean për blerjen përfundimtare të Fikayo Tomorit, transmeton lajmi.net.

Tomori erdhi si huazim gjatë janarit nga Chelsea me një opsion blerje prej 28 milionë euro. Mbrojtësi anglez si duket i ka bindur drejtuesit “Rossonerë” për kualitetet e tij dhe tani ata duan ta mbajnë atë në “San Siro”.

Edhe trajneri, Stefano Pioli është i kënaqur me mbrojtësin, por problem mbetet çmimi i Tomorit.

Sipas “The Sun”, Milani ka filluar negociatat për të blerë Tomorin, por me një çmim më të ulët.

Milani mund të vendosë të sakrifikojë, kapitenin Alessio Romagnoli për të financuar marrëveshjen e përhershme për mbrojtësin e ri anglez.

Kontrata e Romagnolit skadon në qershor 2022 dhe “Rossonerët” mund të vendosin ta shesin këtë verë./Lajmi.net/