Milani me probleme, 3 mungesa ndaj Sassuolos

Zlatan Ibrahimvoic, Ismael Bennacer dhe Theo Hernandez janë lënë jashtë skuadrës së Milanit për ndeshjen e ardhshme në Serie A ndaj Sassuolos.

Sport

21/04/2021 16:08

Stefano Pioli ka konfirmuar në konferencën për shtyp se treshja do të mungojë ndaj Sassuolos, ndërsa i gatshëm do të jetë Hakan Calhanoglu, transmeton lajmi.net.

“Ibrahimovic dhe Theo nuk janë të gatshëm për këtë ndeshje, ndërsa Bennacer do të mungojë për shkak të një lëndimi në muskuj”, ka thënë Pioli.

Ndeshja ndaj Sassuolos do të luhet sot me fillim nga ora 18:30, ndërsa Milani janë të pozicionuar në vendin e dytë me nëntë pikë më pak sesa Interi.

Akoma nuk është bërë e qartë se sa do të mungojë dyshja Ibrahimovic dhe Theo./Lajmi.net/